VAR-i e ndëshkon Musliun me të kuq

31.07.2023 13:49

Visar Musliu ka realizuar debutimin e tij në Bundesliga II...

Visar Musliu ka realizuar debutimin e tij në Bundesliga II, pasi luajti nga minuta e parë në humbjen 5:0 të Paderbronit nga Greuther Furth.

Mbrojtësi i përfaqësueses së vendit luajti vetëm deri në minutën e 8 të ndeshjes.

Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit të VAR-it, referi kryesor i ndeshjes vendosi të anulojë kartonin e verdhë dhe Musliun ta përjashtojë nga loja me karton të kuq.

Në këtë ndeshje tek Paderboni, për plotë 76 minuta në fushën e lojës ishte Florent Muslija.