Sadiku asiston për fitore të Hammarbyt
31.07.2023 14:16
Mesfushori Loret Sadiku...

Mesfushori Loret Sadiku ka asistuar në fitoren e Hammarbyt ndaj Norrkopingut. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 17-të të elitës së Suedisë në futboll.
Sadiku në minutën e 91-të asistoi për golin e fitores 2:1. Pos Sadikut, te Hammarby ndeshjen e kompletoi edhe Edvin Kurtulush.
Laorent Shabani luajti për Norrkopingun. Norrkopingu e Hammarby janë në mesin e tabelës me nga 25 pikë.
