Kadrii shënon golin e fitores
31.07.2023 14:20
Sulmuesi Bashkim Kadrii...

Sulmuesi Bashkim Kadrii vazhdon të jetë vendimtar për Odensen në Danimarkë. Të dielën në kuadër të xhiros së dytë të Superligës daneze, Kadrii shënoi golin e fitores në derbin ndaj Brondbyt.
Futbollisti shqiptar realizoi për 2:1 në minutën e 95-të të ndeshjes. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 85-të.
32-vjeçari në edicionin e kaluar i shënoi tetë gola të rëndësishëm dhe njëjtë ka vazhduar edhe këtë edicion. Kadrii shumicën e karrierës e ka kaluar në Odense.
Në barazimin 2:2 të Hvidovres me Randersin, Lirim Qamili kontribuoi me asistim.
