Vollering fituese e “Tour de France” për femra

31.07.2023 15:02

Holandezja Demi Vollering....

Holandezja Demi Vollering është fitues  e edicionit të dytë  të “Tour de France”, për femra e cila është  ngjarja çiklistike më e ndjekur në botë. Pas tetë ditë gara Vollering, për 3 minuta e 3 sekonda ishte më e mirë se çiklistja belge Lotte Kopecky dhe e treta në renditjen e përgjithshme ishte Katarzyne Nieëiadom nga Polonia.

"Po ende nuk mund ta besoj. Sigurisht që kam punuar shumë. Nuk ia vlen vetëm të punosh shumë, por duhet të besosh në atë që dëshiron ta arrish. Gjithashtu duhet të mbani veten të qetë dhe ju duhet të gjeni një ekuilibër të mirë në jetën tuaj. Gjithashtu duhet të gjeni mënyrën e relaksuar për ta bërë gjithë këtë.  Këtë vit ndjehem shumë rehat, është thjesht një sezon i mrekullueshëm për mua." – tha Demi Vollering, fituese e “Tour de France”.

Kampionia e parë e Tour de France për femra holandezja 40 – vjeçare Van Vleuten, me kohën më të dobët prej 3.59 sekonda se fituesja e këtij edicioni Vollering u rendit në pozitën e katërt.