Shestrem më e mira në Historinë e Botëroreve

31.07.2023 15:06

Notuesja suedeze Sara Shestrem....

Notuesja  suedeze Sara Shestrem është sportistja më e suksesshme pa marë parasyshin gjininë ose ngjyrën e medalejeve të fituara në kampionatet botërore të sporteve në ujë. 

Ajo në ditën e fundit të garave triumfoi në notin e lirë 50 metra, që ishte medalja e saj e 21-të e fituar në botërorët e notit ose medalja e 12-të e artë.

Me këtë ajo ia kaloi legjendës amerikane Majkëll Felps, i cili në botërorit e sporteve në ujë ka fituar gjithsej 20 medalje, prej të cilëve 15 të arta.