Kina kryeson renditjen e madaljeve në sportet e ujit
31.07.2023 15:17
Në Fukuoka të Japonisë u zhvillua Kampionati Botëror i Sporteve të Ujit...

Në Fukuoka të Japonisë u zhvillua Kampionati Botëror i Sporteve të Ujit. Notuesit kinez janë kryesues të renditjes së vendeve fituese të medaljeve në këtë botëror të sporteve ujore. Kinezët ia dolën të fitojnë gjithsej 20 medalje të arta dhe 12 të bronzta. Pas tyre janë australianët me 15 medalje të arta 9 të argjendta dhe 6 të bronzta. Amerikanët u ndalën në pozitën e tretë me vetëm 7 medalje të arta dhe plotë 22 të argjendta. Medalje në botërorin e sporteve të ujit, fituan 26 vende nga 195 shtete sa morën pjesë.
