Liqeni i Gllazhnjës, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut

31.07.2023 15:35

Tri e ekipe të polumbarëve nga njësiti “Tigrat”....

Tri e ekipe të polumbarëve nga njësiti “Tigrat” edhe sot kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e të riut F.R. nga fshati Nikushtak i Likovës, i cili dje rreth orës 14:00, derisa po lahej në liqenin e Gllazhnjës, për një çast është fundosur në ujë.

Nga SPB-ja e Kumanovës njoftojnë se bëhet fjalë për të riun F.R. 30 vjeç nga fshati Nikushtak.

“Në SPB-në e Kumanovës, në ora 14 është raportuar se në pendën e Gllazhnjës, F.R. nga fshati Nikushtak ka hyrë në ujërat e pendës prej ku më nuk ka dalë. Menjëherë janë angazhuar ekipet e shpëtimit dhe  më tej po vazhdojnë kërkimet e F.R..”, - deklaroi zëdhënësja e SPB-Kumanovë, Ivana Mlladenovska.

Menjëherë pas zhdukjes së të riut në ujërat e liqenit, kërkimet për gjetjen e trupit të tij kanë filluar menjëherë, por pa sukses. Edhe nga njësia e ndërmarrjes së ekonomisë së ujërave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës", thonë se kanë mbyllur portat, me qëllim për të ulur shtypjen e ujit që sa më shpejtë të jetë e mundur ta gjejnë trupin e F.R..

“Njësia e ndërmarrjes së ekonomisë së ujërave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës", në koordinim me policinë, kemi mbyllur portën në themel dhe atë të turbinës derisa të gjendet trupi i të riut. Për momentin shtypja e ujit është ulur, andaj edhe presim sa më shpejtë të gjejmë trupin.”, - theksoi Oliver Todorovski nga Njësia e Ndërmarrjes së ekonomisë së ujrave, “Fusha e Kumanovës dhe Likovës”. (Fatlum Aqifi, TVM2)