QMK, shërbime të gatshme për t'u përballur me zjarret

31.07.2023 16:07

Aeroplanët dhe helikopterët duhet të jenë hallka e fundit....

Aeroplanët dhe helikopterët duhet të jenë hallka e fundit e zinxhirit që do të përdoret në rast të përhapjes së zjarreve, ata duhet të aktivizohen vetëm nëse komunat dhe shërbimet e tjera nuk mund t’i përballojnë zjarret, thotë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Ai ka ngritur alarmin dhe ka shfaqur shqetësimin lidhur me sistemin aktual të zjarrfikësve.

Maksuti thotë se rajoni lindor është një ndër zonat më të prekura nga ky problem. Me një staf prej 50 punonjësish të shërbimit pyjor, vetëm katër prej tyre kanë kapacitetin për të dalë në terren në rast zjarri.

Kjo shifër shqetësuese flet për nivelin e ulët të kapaciteteve mbrojtëse të kësaj zone dhe thekson nevojën e ndërhyrjes urgjente.

“Duam të theksojmë se ata duhet të jenë të parët që të përgjigjen, sepse është punë e tyre dhe të kërkojnë ndihmë nga institucionet e tjera, nëse dështojnë me resurset që kanë. Resurset e tjera janë të shtrenjta dhe të rrezikshme, por janë edhe të fundit sipas ligjit. Është shumë e rëndësishme të shkosh te zjarri për gjysmë ore, ta shohësh, ta lokalizosh dhe të dish saktësisht se në cilën anë po fryn era, deri ku mund të përhapet etj. E jo të shikojmë nga larg dhe të kërkojmë që aeroplani i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të hedhë ujë.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje nga ajri, do të mund të shuhet me tre avionë dhe katër helikopterë – shërbimet janë gati, njofton Qendra për menaxhim me kriza.

“Nëse përhapet zjarri në Sollunska Glava, nëse digjet ndonjë mal i lartë, ku nuk ka rrugë eksesi me automjet dhe ekuipazheve u duhet kohë të vijnë dhe të shohin se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, atëherë mënyra më e shpejtë dhe e vetme janë avionët dhe helikopterët, megjithatë, ne shumë shpejt informohemi për zjarret, fokusi ynë është te resurset, kështu që këtë sezon jemi plotësisht të përgatitur.”, - theksoi drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave, Stojançe Angellov.

Javën e kaluar ka pasur disa zjarre në vend, përfshirë atë në Straçincë të rrethit të Shkupit, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shuar. (Sedat Selimi, TVM2)