Maqedoni
Gostivar, përmbyllet shkolla verore
31.07.2023 16:51
Në Parkun e vogël në afërsi të komunës së Gostivarit, u bë ceremonia e përmbylljes së shkollës verore...

Në Parkun e vogël në afërsi të komunës së Gostivarit, u bë ceremonia e përmbylljes së shkollës verore. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin nxënësit e Shkollës Verore dhe instruktorët, si edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Në vitin e dytë, shkollave verore është ndjekur nga 500 nxënës filloristë, një pjesë e të cilëve sot ekspozuan punimet e tyre të krijuara përgjatë katër javëve të kaluar. Jemi krenarë për këtë organizim, tha me këtë rast kryetari Taravari, i cili ka falenderuer nënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës.
“Është viti i dytë i shkollës verore ku kishte inetersim të madh, gjithsejt janë 500 fëmijë që kanë qenë të regjistruar dhe i kanë ndjek këto aktivitete. Shpresojmë se do të vazhdojmë edhe vitet e ardhshme pasi ka inetersim të madh dhe normalisht qëllimi është që fëmijët sa më shumë t’i largojmë nga rrjetet sociale”, na deklaroi Aslian Snopçe – përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.
Për instruktorët të cilët ishin angazhuar në shkollën verore, kryetari Taravari ndau mirënjohje, ndërsa paraprakisht mirërnjohje u janë ndarë edhe nxënësve. Aktivitetei u mbyllë me disa pika muzikore nga dy nxënës të cilët ishin përgatitur nga këngëtari Ardit Stafaj.
LULZIM HAZIRI
