Maqedoni
Grubi: Ahmeti dhe Gruevski takohen në kontinuitet
03.03.2015 16:25
Liderët e dy partive të cilët e përbëjnë koalicionin qeverisës, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski...

Liderët e dy partive të cilët e përbëjnë koalicionin qeverisës, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, realizojnë takime të rregullta në të cilat diskutojnë mbi situatën aktuale politike, përfshi këtu edhe rastin e fundit rreth përgjimet masive.
Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, duke ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, tha se ngelin në qëndrimin që të formohet një komision hetues nga komuniteti ndërkombëtar dhe kështu të arrihet kredibilitet dhe besueshmëri e të gjithë qytetarëve si mbi rastin “Monstra”, ashtu edhe në aferën e përgjimeve masive.
Grubi, gjithashtu theksoi se nga BDI kërkojnë që të gjitha materialet e përgjimeve, që nxjerrin në pah të vërtetat mbi aferat korruptuese, t’i dorëzohen edhe partive.
“Kërkesa i është drejtuar Brukselit zyrtar, ata të bëjnë komisionin hetues dhe në bashkëpunim me autoritetet vendore ta kryejnë vendimin për arsye se asnjëra palë e as tjetra, të themi kushtimisht, nuk i besojnë procesit të zhvilluar vetëm në vend. Ka gatishmëri, siç e shohim, nga të gjitha palët për përfshirjen edhe të komunitetit ndërkombëtar në zbardhjen e këtij rasti dhe besojmë se përfshirja e tyre, sikur edhe në rastin “Monstra”, edhe në rastin e përgjimeve do të sjellë kredibilitet mbi procesin, besueshmëri tek të gjithë qytetarët, por edhe te palët e përfshira”- deklaroi Artan Grubi nga BDI.
Grubi, njoftoi gjithashtu se më 28 dhe 29 mars, partia e integristëve do të mbajë kongresin tematik dyditorë, ku delegatët do të kenë mundësi të përcjellin prezantimet e mysafirëve, të cilët në tre panele do të diskutohet për integrimin e vendit dhe fqinjësinë e mirë, qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale, si dhe zhvillimin e ekonomik në vend.
