Maqedoni
Xhaferi, do të ndjek vendimin e minsitrave të BDI-së
31.07.2023 17:35
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i gatshëm ta ndjek vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i gatshëm ta ndjek vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim për dorëheqje nëse VMRO-DPMNE voton për ndryshimet kushtetuese.
“Rrjedhimisht, nëse të gjithë largohen, pse të insistoj që të qëndroj”, deklaroi Xhaferi në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve. Në lidhje me zgjedhjet parlamentare thotë se qëndrimi i tij personal është se zgjedhje duhet të ketë në terminin e rregullt dhe nuk ka arsye kjo të mos jetë kështu, përderisa për atë nëse zgjedhjet për kohë më të shkurt do të ndihmonin që BDI-ja të ruajë sa më shumë vota, thotë se për këtë duhen kalkulime të bëjnë organet partiake. “Me sa di unë, BDI ka deklaruar se mandati duhet të shkojë si mandat i rregullt dhe të kthehemi në procesin dhe sistemin e mandatit katërvjeçar. Por, vendimi i djeshëm që u bë i ditur është në kuadër të rezultatit apo deklaratës së takimit të liderëve mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës. Parakusht i opozitës ishte – po, do ta bënim këtë nëse BDI-ja shkon në opozitë dhe shpejtë u tha derisa po mbahej konferenca se nëse ky është parakusht për qytetarët, ne duhet të jemi jashtë kësaj Qeverie në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të miratohen. Kryesia, lideri e kumtoi këtë”, deklaroi kryeparlamentari Xhaferi.
