Maqedoni

Taravari, i thot jo ftesës së Ahmetit për dalje nga qeveria

31.07.2023 17:57

Krytari i ASH-së Arben Taravari e sheh si jo serioz propozimin e liderit të BDI-së Ali Ahmetit...

Krytari i ASH-së Arben Taravari e sheh si jo serioz propozimin e liderit të BDI-së Ali Ahmetit që edhe ASH ta lëshoj qeverinë.
 
“Këto janë veprime shumë jo serioze për këta periudha të cilat janë shumë serioze për RMV-në dhe mendoj se Ahmeti mund të flet vetëm për BDI-në. Ai e fton ASH-në, por normalisht ASH është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjellë duke e konsultuar bazën, strukturën partiake dhe pas kësaj organet partiake të ASH-së duhet të sjellin vendime. Mendoj se është jo serioze të analizohet ky propozim i z. Ahmetit se shihet nga larg se nuk e ka me seriozitet, e ka për të bërë një PR që fundi është e drejtë e atyre si parti politike”, deklaroi Taravari.
 
Sa i përekt ftesës që ASH të bashkangjitet bllokut opozitarë Traravari thot se nëse në vitin 2020 Alternativa dhe Besa të ishin dakorduar të ishin në kualicion me ASH-në, opozita sot do kishte 17 deputetë dhe BDI do ishte histori.
 
Poashtu në këto tre vitet e fundit katër herë ka pasur mundësi të votohet mos-besimi i qeverisë, por kjo nuk ka adodhur, pasi siç tha Taravari, po këto parti që sot janë në opozitë, kanë qenduar te dera e LDSM-së se kush më parë do të zë vend në ekzekutiv.