Lëvizja “Besa”: BDI-ja mos të heq dorë nga kryeministri shqiptar
Forumi Rinor i Lëvizjes “Besa”....

Forumi Rinor i Lëvizjes “Besa” në një presë konference para BDI-së, i ka bërë thirrje kreut të integristëve, Ali Ahmetit, që mos të heq dorë nga kryeministri shqiptar dhe gjuha shqipe, por të heqin dorë nga “Soravia” dhe nga tenderët dhe punësimet familjare.
“Ne të rinjtë e Lëvizjes “Besa”, këtu para selisë së BDI-së, i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, hiqni dorë nga "Soravia", por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it. Mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve.”, - theksoi Ramazan Dini nga Forumi Rinor - Lëvizja “Besa”.
Sipas të rinjve të Lëvizjes “Besa”, politikat e gabuara të BDI-së për 20 vite kanë ndikuar në ikjen e rinisë dhe inteligjencës së re në mërgim. Kanë mbetur pas vendbanimet shqiptare, që ende vuajnë për ujë të pijshëm, fshatra pa rrugë dhe kanalizime.
Sipas Lëvizjes “Besa”, deklarimet e BDI-së për lëshuar ekzekutivin vetëm e vetëm që VMRO DPMNE të përkrahë ndryshimet kushtetuese janë farsë për të manipuluar opinionin dhe për të shpëtuar nga të gjitha akuzat për krim dhe korrupsion. (Visar Sadiki, TVM2)
