Ministria e Shëndetësisë, Rregullore e re për barnat në listën pozitive
Në vend është miratuar Rregullorja e re....

Në vend është miratuar Rregullorja e re për vendosjen e barnave në listën pozitive, e cila bazohet ne praktikat evropiane në këtë fushë duke përfshirë marrëveshje të veçanta që do të lejojnë disponueshmërinë e barnave inovative për pacientët.
Është ngritur komisioni i ekspertëve që përcakton propozimin e listës së barnave ne kornizë të Fondit. Pas 13 vitesh, do të kenë mundësi të rishikojnë listën.
“Ky komision do të punojë vazhdimisht në ndryshimin dhe plotësimin e listës pozitive të barnave dhe besoj që më në fund, pas një periudhe të gjatë kohore, do të krijojë një sistem funksional, me qëllim që të plotësojmë nevojat e pacientëve me terapi të përshtatshme. Komisioni përbëhet nga ekspertë të kësaj fushe. Besoj që tani kompanitë farmaceutike tash po përgatisin dokumentacionet e nevojshme për t’u përgjigjur kërkesave të Rregullores, se në të ardhmen do të arrijnë edhe aplikimet e para.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
“Rregullorja e re për vendosjen e barnave në listën pozitive është në përputhje me rregulloret evropiane që janë në fuqi prej vitesh në Bashkimin Evropian. Kriteret e reja mbi bazën e të cilave komisioni do të vlerësojë kërkesat e paraqitura janë rëndësia e barnave nga pikëpamja e shëndetit publik, domethënë rëndësia terapeutike e ilaçit, vlera relative terapeutike, farmako-ekonomike. Aspektet që prezantohen për herë të parë si risi, aspektet etike të përdorimit të ilaçit, si dhe të dhëna shtesë nga burimet referente dhe njohuritë shkencore dhe listat e barnave që aktualisht gjenden ose mbulohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore në rajon.”, - theksoi kryetarja e Komisionit, Lubica Shuturkov.
Ndërsa Mexhiti informoi se prej 15 gushtit për sëmundje kronike do të shkruhen ilaçe nga mjekët amë, në mënyrë që pacientët mos të vijnë deri në Qendrën Klinike të Shkupit, vetëm për të shkruar ilaçet nga mjekët specialistë.
“Prej tash në gusht, diku 15 gusht, mos më mbani saktë për fjale, do të fillojmë të disperzojmë atë që kemi thënë. Terapitë kronike, që mos të vijnë në Shkup nga Koçani ose Kriva Pallanke, Struge, Ohri, që ta shkruajnë një bar që kushton diku 2.000 denarë, të vijnë të humbin ditë pune ai që ka një familjar të sëmurë. Në mënyrë elektronike do t’i shkruhen barnat nga mjeku amë, kjo është një nga masat.”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, theksoi se pas kontrolleve, diku për 50% është ulur numri i pritjeve për termine shëndetësore. Mexhiti tha se e kemi lehtësuar këtë pritje, por kohë pas kohe mos të ketë kontrolle, përsëri ngritët numri, por Ministria e Shëndetësisë është me syçelur për këtë çështje, tha Mexhiti. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
