Maqedoni

Liqeni artificial në Likovë, tanimë 3 ditë kërkohet 30-vjeçari

01.08.2023 16:47

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit 30-vjeçar të zhdukur në liqenin artificial të Likovës...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit 30-vjeçar të zhdukur në liqenin artificial të Likovës, i cili ishte zhytur për të notuar. Palombarët nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim bashkë me pjesëtarë të njësitit special tigrat po kryejnë kërkimet.
 
Në hetim është përfshirë edhe ekip pesë anëtarësh nga Kosova, të cilët edhe më parë kanë ndërhyrë në këto ujëra. Autoritet thonë se kërkimi është i vështirësuar si pasojë e dukshmërisë së dobët, andaj edhe po shfrytëzohet një dron nënujor i drejtorisë mbrojtje dhe shpëtim.
 
“Dukshmëria është e vogël, rreth 40 centimetra, që në mënyrë shtesë vështirëson zhytjen dhe kërkimin në teren. Njëkohësisht  dhe vetë tereni është tejet i pjerrët.”, - theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza, Stojançe Angellov. 
 
Për kërkime më të lehta të punësuarit në Drejtorinë për menaxhimin me ujërat, nga dita e djeshme mbyllën njërën nga tubat e digës së liqenit. Gjithashtu është ndërprerë edhe sistemi i ujitjes. Kërkimi i të riut nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës vijon tanimë tre ditë.
 
Kjo nuk është hera e parë që banorë të notojnë në liqenin artificial të Likovës, ndarkaq disa nga rastet kanë përfunduar tragjikisht.
 
MERAL ISMAILI