Botë

Nigeri, Franca nis evakuimin për qytetarët e saj

01.08.2023 18:15

Franca nisi evakuimin për qytetarët e saj dhe qytetarët e vendeve të tjera evropiane nga Nigeri...

Franca nisi evakuimin për qytetarët e saj dhe qytetarët e vendeve të tjera evropiane nga Nigeri, gati një javë pasi junta ushtarake mori pushtetin. 
 
Ministria e Jashtme franceze tha se vendimi për fillimin e evakuimeve u nxit nga dhuna ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin Niamey dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Nigerit. Franca planifikon të evakuojë qindra qytetarë francezë dhe evropianë nga Nigeri gjatë 24 orëve të ardhshme.
 
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha në mediat sociale se Italia gjithashtu do t’u ofrojë qytetarëve të saj në Niamey fluturime evakuimi.
 
Organizata rajonale e Afrikës Perëndimore, e njohur si ECOËAS, njoftoi se ka vendosur sanksione kundër krerëve të grushtshtetit në Niger dhe se mund të përdorë forcën për të rikthyer presidentin Mohamed Bazoum në pushtet.
 
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar gjithashtu që Qeveria e zotit Bazoum të rikthehet menjëherë.