Shënohet “Dita e Komunës së Tetovës”

03.03.2015 17:26

Për nder të 3 marsit-“Ditës së Komunës së Tetovës”, u mbajt seancë solemne e Këshillit të Komunës së Tetovës...

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shpalosi sfidat dhe të arriturat e institucionit që drejton, me theks të veçantë menaxhimin me efikasitet dhe përgjegjësi, vendosjen e themeleve të zhvillimit dhe prosperimit të vazhdueshëm në funksion të respektimit të parimeve dhe normave ligjore. Ajo gjithashtu u përqendrua edhe rreth çështjes së ndotjes së ajrit në Tetovë.

Kryetarja Arifi, gjithashtu premtoi edhe zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm, duke premtuar përfundimin e projektit në vitin e ardhshëm.

Kryetarja, njëherit ndau mirënjohje për personat të cilët kanë kontribuar në afirmimin dhe promovimin e qytetit të Tetovës në sferat e ndryshme të jetës sociale gjatë vitit 2014.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në këtë seancë solemne ka ftuar të gjithë qytetarët që së bashku të kontribuojnë për një qytet evropian dhe për përmirësimin shumëdimensional të Tetovës. (Sanije Kasami, TVM2)