Futboll

Liga e Konferencës, Struga TL, 90 minuta larg raundit të tretë

01.08.2023 18:22

Vetëm një javë pas fitores minimale, 1 me 0, në terren vendas, “liqenasit”...

Vetëm një javë pas fitores minimale, 1 me 0, në terren vendas, “liqenasit” do të përballen mbrëmjen e kësaj të marte, në kryeqendrën malazeze me  skuadrën e Buduçnostit, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-së. 
 
Kundërshtari i sotëm është në letër më i dobët, veçse edhe frika nga ndonjë dështim i mundshëm është shumë më e madhe.Për këtë arsye, trajneri i kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Duro, kërkoi përqendrim dhe seriozitet nga të besuarit e tij.
 
“Rezultati nga ndeshja e parë është pozitiv, pasi kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë, por kjo është një ndeshje tjetër, ka një histori në vete, nuk do të kemi mendimin që kemi fituar, por patjetër se duhet pranuar se është një rezultat i favorshëm” – ka thënë trajneri Duro.
 
“Ndeshjet evropiane e tregojnë rrugën për rrjedhën  e kampionatit.Jo vetëm për ne por edhe për skuadra të tjera. Ndeshje mjaft e rëndësishme – për skuadrën dhe të gjithë ne që jemi pjesë e saj. Rezultatin e kemi me minus dhe duhet tëshënojmë një gol për të barazuar dhe të dytin për kualifikim. Duhet të kemi durim. Çfarë do që të mendojnë njerëzit Struga, posedon cilësi dhe ka disa futbollist të shkëlqyeshëm", u shpreh trajneri i Buduçnostit Mladen Milinkoviç.
 
Fituesi i kësaj përballje në raundin e tretë do të përballet me më të mirin nga ndeshja Nju Seints (Uells) - SviftHesper (Luksemburg). Strugës për kualifikim në raundin e tretëi mjaftonçfarë do barazimi.