Futboll

Dy arbitra shqiptar vendosin drejtësi në Ligën e Konferencës

01.08.2023 18:27

Liga e Konferencës së UEFA-së, do zhvillojë këtë të enjte ndeshjet e kthimit për turin...

Liga e Konferencës së UEFA-së, do zhvillojë këtë të enjte ndeshjet e kthimit për turin e II kualifikues. Këtë mesjavë, UEFA ia ka besuar dy ndeshje arbitrave të Superligës shqiptare, të cilët do vendosin drejtësinë në fushë.Përballjetbullgaro-rumune do jenë ato të zgjedhurat.
 
Në Rumani, Steaua e Bukureshtit luan me CSKA e Sofies në 20:00, me ndeshjen e parë që është fituar nga FCSB. Juxhin Xhaja do jetë kryesor në këtë takim, ndërsa ndihmësa të tij Nertil Bregasi dhe Arbër Pema. Arbitre e katërt do jetë EmanuelaRusta.Po në Rumani, Sepsi Sfantu Gheorghe luan me CSKA-Sofia 1948.
 
Në orën 19:00 të së enjtes drejtësinë e vendos EldorjanHamiti me ndihmësa Denis Rexhën dhe Erind Burgun, teksa i katërt do jetë Erjon Bastari. Te CSKA Sofia 1948 luan edhe ish-kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.