Futboll
Endri Çekiçi firmos me turqit e Rizespor
01.08.2023 18:28
Endri Çekiçi mund të quhet fantazisti më i ri i Rizespor në elitën e futbollit turk. ..

26-vjeçari ka gjetur akordin me klubin e ri dhe do jetë sërish pjesë e Superligës në këtë vend, pas largimit nga Konyaspor.
Lojtari i Kombëtares nuk ka ndërruar ambient, por vetëm skuadër.Gjithçka duket se u përshpejtua nga trajneri i Rizespor, IlhanPalut, me këtë të fundit që e ka pasur shqiptarin edhe te Konyaspor në të kaluarën.
Marrëveshja është arritur dhe brenda 24 orëve pritet zyrtarizmi i Çekiçit në Turqi.
