Futboll

KF Shkëndija , ndërpret bashkëpunimin medrejtorin sportiv

01.08.2023 18:31

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesit e departamentit të sportit...

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesit e departamentit të sportit, Harun Isa, SkenderJonuzi dhe Ibraim Osmani., thuhet në komunikatën e klubit tetovar.
 
“Kontrata njëvjeçare me drejtorin sportiv Harun Isa dhe bashkëpunëtorët e tij Jonuzi e Osmani është në përfundim dhe klubi shpreh mirënjohje për angazhimin e tyre të deritashëm në Shkëndijë.”, thuhet në komunikatën zyrtare të  Shkëndijës.
 
Siç thuhet në komunikatë - dëshira dhe ideja ishte që ngritja e Shkëndijës në nivelet e dëshiruara të bëhet me personalitete me të kaluar të pasur futbollistike nga Tetova. “Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan si deshëm drejt përmbushjes së objektivave.”, përfundon komunikata e klubit tetovarë.
 
Drejtuesit e skuadrës tetovarë, sivjet kishin ambicie të mëdha evropiane, por punët nuk shkuan ashtu siç deshën dhe u eliminuan që në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës së UEFA-së.