Sportet E Tjera
Botërori i femrave, Holanda dhe SHBA kalojnë në raundin e dytë
01.08.2023 18:33
Futbollistet e Holandës dhe ato SHBA-ve, janë kualifikuar për në 1/8 e finales së Kupës së Botës...

Futbollistet e Holandës dhe ato SHBA-ve, janë kualifikuar për në 1/8 e finales së Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të re. Në ndeshjen tjetër e parë të Grupit E, Portugalia e SHBA-ja luajtën pa gola. Ky rezultat iu konvenoi amerikaneve të cilat ruajtën diferencën prej 1 pikë, ndaj Portugalisë dhe kështu SHBA-ja avancon nga pozita e dytë. Këto kanë pesë pikë.Portugalia renditet e treta me katër pikë dhe nuk avancon në fazën nokaut.
Holanda ka shkëlqyer ndaj Vietnamit dhe ka siguruar vendin e parë në grupin “E” në Botërorin e futbollisteve. Holanda fitoi 7:0 në Dunedin të Zelandës së Re.
Në fazën nokaut kalon nga vendi i parë në Grupin E, me shtatë pikë. Vietnami ka humbur të gjitha tri ndeshjet dhe eliminohet. Në 1/8 e finales Holanda do të përballet me kombëtaren e dytë të grupit “G”, ndërsa SHBA do të përballen me të parën e grupit në këtë rast Suedinë. Amerikanet janë kampione aktuale botërore në futboll për femra.
