Stuhia e borës befason në disa pjesë të Bostonit
Shteti amerikan, Boston, gjatë fundjavës u përfshi nga reshjet rekorde të borës, një stuhi që premton të japë edhe më shumë borë këtë javë...

Bostoni nuk është i vetmi shtet që u prek nga stuhia e borës, pasi ajo ka prekur edhe zonat në të gjithë Kaliforninë, duke përfshirë edhe Huntington Beachin dhe Karolinën e Veriut.
Reshjet e dëborës së rrëmbyeshme kanë shembur edhe çatinë e një hangari ku ishin të ngujuar 14 kuaj, të cilët fatmirësisht më vonë u shpëtuan.
“Është me të vërtetë mirë që ai është këtu jashtë dhe mirë”- tha një banor.
Bora është grumbulluar edhe në ishullin e ashtuquajtur Rhode. Zjarrfikësit janë duke u përpjekur të shuajnë një zjarr që ka shpërthyer gjatë natës, duke hasur në vështirësi për gjetjen e ujit për shkak të borës së madhe. Në këtë pjesë këso pamjesh me borë dhe copëza akulli nuk shihen shpesh.
“Duhet të pastrojmë borën, sepse ajo këmbësorëve nuk u lë hapësirë për të kaluar”- tha një banor.
Në Raleigh, në Karolinën e Veriut, dëbora ka shkaktuar shumë aksidente rrugore. (Sevdije Kastrati, TVM2)
