Liqeni artificial i Likovës, vazhdon kërkimi për 29-vjeçarin

02.08.2023 13:39

Tetë zhytës sot vazhdojnë të kërkojnë 29 vjeçarin...

Edhe gjatë ditës së sotme, 8 zhytës të forcave speciale të ushtrisë “Ujqërit” kanë vazhduar kërkimet për djaloshin 29-vjeçar, i cili u zhduk më 29 korrik në ujërat e liqenit artificial të Gllazhnjës në rajonin e Likovës.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, “kushtet e kërkimit janë shumë të vështira dhe thellësia e ujit është më shumë se 20 metra pak metra larg bregut”, thonë nga QMK. Sipas tyre, shikueshmëria gjithashtu është e dobët, posaçërisht kur ka thellësi. Nga QMK theksojnë se vazhdimisht kërkohet trupi në liqen dhe breg, ndërsa policët e SPB-Kumanovë e sigurojnë vendin e ngjarjes.