Armin Hoxhiç lojtar i ri i Shkupit
Armin Hoxhiç, lojtar i dikurshëm i Liverpool-it të madh...

Armin Hoxhiç, lojtar i dikurshëm i Liverpool-it të madh, e më pas i skuadrave të Dinamos së Zagrebit, Mol Fehervarit, Kasimpashës dhe së fundmi Zelezniçarit nga Sarajeva, është përforcimimi më i ri i ekipit të Shkupit.
Skuadra e cila është ende aktive në Evropë, e që nesër luan ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, kundër Levskit në Sofje, sjell sulmuesin që i dha lamtumirën skuadrës së Zelezniçarit dhe po vjen si përforcim i madh në Çair.
Hoxhiç në karrierën e tij ka bërë 14 paraqitje për kombëtaren e Bosnjës, duke shënuar tre gola, ndërsa për të rinjtë e Bosnjës dhe Hercegovinës ka luajtur mbi dyzet herë. Gjatë karierës së tij, për tre vite, 2011-2014 ka qenë pjesë e Liverpullit të famshëm, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte huazuar te Zheljeznicari boshnjak. Ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, ku në 81 takime ka shënuar 37 gola, për Mol Fehervarin nga Hungaria si edhe për Kasimpashan turke, ku në 21 ndeshje në super ligë, është regjistruar pesë herë në listën e golashënuesve.
