Struga me fitore të madhe në Podgoricë

02.08.2023 15:44

Kampioni aktual i vendit në futboll, Struga TL...

Kampioni aktual i vendit në futboll, Struga TL, ka shënuar fitore të madhe të martën mbrëma në Podgoricë të Malit të Zi. Struganët fituan 4:3 ndaj Buduqnostit për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-së.

Struga TL e kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë në Ohër dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:3 avancoi tutje.

Në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, Struga takohet me skuadrën nga Luksemburg, Swift Hesperange.

Këta në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3:2 e mundën TNS nga Uellsi.