Shqiptarët në kryengritjen e Ilindenit, Iseni: Shqiptarët ishin të barabartë me popujt tjerë
Jo vetëm studiuesit shqiptar...

Jo vetëm studiuesit shqiptar, por edhe studiuesit e huaj e dëshmojnë qartë se shqiptarët ishin pjesë e kryengritjes së Ilindenit, në të cilën shqiptarët ishin të barabartë me vllehët dhe maqedonasit.
Kështu për TVM2 sqaron historiani Fati Iseni, i cilit potencon se kuvendi i asaj kohe u organizua nga gjashtëdhjetë delegatë prej të cilëve 20 ishin shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 maqedonas.
Ai më tej shton se këtë fakt e ka vërtetuar edhe një vëllim i historisë së Maqedonisë i vitit 1972, por më vonë për interesa politike ky vëllim është tërhequr. Megjithatë, Hiseni thotë se fakte për pjesmarrjen e shqiptarëve në kryengritjen e 2 gushtit, gjenden në dokumentet e kohës të vendeve tjera, si Bullgaria apo Austro-Hungaria.
“Në të gjitha dokumentacionet e kohës, arkivat qoftë nga Stambolli apo instutucionet perëndimore hulumtuese, arkivat e Londrës e Vienës, flasin qartë se shqiptarët ishin pjesë e kësaj lëvizjeje. Nga vet fakti se në dekadën e fundit kemi shumë botime të autorëve perendimor evropian, anglez dhe amerikan, ata të njëjtën e pohojnë dhe kjo është dëshmi e qartë se kjo ishte një kryengritje ku ne ishim të barabartë me të tjerët dhe nuk ka dyshim në këtë aspekt, megjithatë roli ka qenë i barabartë nga vet pozicioni në kryesinë e Kuvendit ose 60 në Kuvendin e Republikës.”, - deklaroi profesori universitar, Fati Iseni.
Mësimet nga e kaluara e përbashkët e të dy popujve kanë ndikuar në avancimin e mardhënieve mes dy popujve edhe aktualisht, thotë Iseni.
“Shohim qartë se një pjesë e mirë e kreut politik shqiptar ose maqedonas më lehtë kuptohen për kauzat e njëri tjetrit, sesa që dikur kuptoheshin. Nëse ju i ndiqni zhvillimet e fundit hulumtuese studimore, por edhe të përfaqësuesve poltik maqedonas në kolumna, në studime të ndryshme, ata qartë e pranojnë faktin se ndaj shqiptarëve është bërë shkelje dhe diskriminim dhe ato thirren në vitin 1991 me miratimin e Kushtetutës së njëanshme dhe eliminimin e tërësishëm të faktorit shqiptar që si pasojë solli shpërthimin e luftës në vitin 2001. Ato të drejta që refuzuan t’i japin me mjete politike, më vonë u detyruan t’i japin me mjete luftarake.”, - theksoi profesori universitar, Fati Iseni.
Sipas Isenit, për establishmentin politik maqedonas, por edhe atë shqiptar, nuk ka altrenativë tjetër, pos ecjes drejt integrimit të përbashkët në BE. (Flutura Latifi, TVM2)
