Tiranë, arrestohet i dyshuari që do ta vriste Doshin
Ashtu siç kishte paralajmëruar para një jave, deputeti, Tom Doshi, ka tronditur themelet e Shtetit shqiptar...

Me akuzat e djeshme se është porositur vrasja e tij, bilanci i sotëm është i tillë: kreu i kuvendit dhe kryeministri akuzohen për vrasje, demokratët kërkojnë dorëheqjen e tyre, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin që do të vriste Tom Doshin. I pari që reagoi sot është i akuzuari kryesor, Ilir Meta. Ai tha se Doshi ndihet gjithmonë sikur “do t’i bëjnë atentate”.
Nuk ka vonuar as reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar dorëheqjen urgjente të Metës, si porositës direkt i vrasjes së deputetit Doshi.
Në një kohë kur kryeministri Rama kërkon hetime për qartësimin e akuzave, policia ka arrestuar Durim Bamin, i cili dyshohet se është paguar për të vrarë Tom Doshin.
Ai u kap teksa përpiqej të arratiset nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
