Liga e Konferencës, FC Shkupi nesër kundër Levskit në Sofje

02.08.2023 17:25

Të enjten do të luhen disa nga ndeshjet....



Të enjten do të luhen disa nga ndeshjet e  mbetura të raundit të dytë eliminator të vlefshme të Ligën e Konferencës së UEFA-së.

Përfaqësuesi i vendit Shkupi, në Sofje të Bullgarisë do të përballet me skuadrën e Levskit.

Po në këtë mbrëmje në fushat evropiane do të dalin edhe dy skuadrat kosovare si dhe një tjetër  shqiptare.  Kryendeshja e kësaj nate për futboll dashësit shqiptar do të jetë përballja mes Tiranës dhe Beshiktashit.

Kampioni i Kosovës, Ballkani në transfertën e Irlandës së Veriut do të përballet me Larnen, ndërsa Drita në terren vendas do të përballet me çekët e Viktoria Pëllzen.


Liga e Konferencës së UEFA

Levski Sofje – FC SHKUPI

TIRANA - Beshiktash

Larnen (IRL.V)  – BALLKANI

DRITA - Viktoria Plzen

Rijeka-DUKAGJINI