Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën një grua dhe një i mitur

03.08.2023 14:40

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtan...

Aksidentet e rrënda në trafik me pasoja tragjike nuk po kanë të ndalura, një i tillë ka ndodhë edhe mbrëmë pasi personi me iniciale S.S. (35) ka humbur kontrollin mbi automjetin e pasagjerëve “Alfa Romeo”, pas së cilës ka dalë nga rruga Krushevë-Krivogashtani në afërsi të vendit të quajtur “Uji i Ftohtë”.
 
Në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin pesë persona, tre prej tyre të mitur. Gruaja tridhjetë e tre vjeçare dhe një e mitur kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtani. 
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë raportuar se:
“2Më datë 02.08.2023 në ora 17:00 është raportuar se në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtan në vendin e quajtur “Studena voda”, automjeti “Alfa Romeo” me targa të Prilepit, drejtuar nga S.S.(35) nga fshati Kanatlarci nga Prilepi ka dalë nga rruga. Pas aksidentit, në spital janë dërguar bashkudhëtarët Xh.S.(33) nga fshati Kanatlarci, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në spital, si dhe udhëtarja e mitur e cila është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, por ka ndërruar jetë gjatë transportit të konstatuar nga mjeku. Ndërsa shoferi dhe dy udhëtarët e tjerë të mitur kanë mbetur të lënduar rëndë”, thuhet në komunikatën e MPB-së. 
 
Ndërsa në vendin e ngjarjes menjëher janë kryer edhe inspektimet e nevojshme. 
 
MPB: Kemi rreth 120 viktima në vit
 
Nga Ministria e Punëve të Bredshme në një deklaratë dhënë RTVM2 kanë pohuar se gjobat të cilat po shqiptohen për drejtuesit e automjeteve janë njera nga format, por e rëndësishme është që drejtuesit e automjeteve vet duhet të vetëdisohen për mos tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, sepse me atë po vendosin në rezik jetën e tyre, dhe pjesmarësve tjerë të komunikacion. 
 
“Ne për çdo ditë i bëjmë publike raportet policore ku kemi shqiptimin e qindra gjobave për drejtuesit e automjeteve kryesishtë për tejkalim të shpejtësisë. Numrat na tregojnë se cdo vitë kemi ulje të aksidenteve në komunikacion të cilat kanë fatkeqësi. Numrat e fundit tregojnë se në nivel vjetor kemi rreth 120 viktima në vit nga aksidentet në komunikacion, dhe nëse këto numra i krahasojmë me ato para 10 viteve, ato na tregojnë se në atë periudhe kemi pasur edhe mbi 200 viktima në vitë”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Anlelovski.
 
Nga MPB poashtu kanë bërrë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 481 drejtues mjetesh, sepse tejkalimi i shpejtësisë është faktori kryesor për aksidentet e shumta në komunikacion, por sipas MPB numrat flasin se çdo vitë numri i viktimave në komunikacion po zvogëlohet.
 
FITIM KRYEZIU