Maqedoni
Qytetarët, çmimet nga viti i kaluar 80% më të larta
03.08.2023 13:34
Cmimet në treg, në krahasim me vitin e kaluar në stinen e verës janë 80% më të larta shprehen qytetaret...

Cmimet në treg, në krahasim me vitin e kaluar në stinen e verës janë 80% më të larta shprehen qytetaret e anketuar nga TVM2. Ata thonë se cmimet e larta vërehen në të gjitha llojet e pemeve dhe perimeve.
“Qytetraret veren e kaluar cmimet kane qene me te volitshme psh shalqini eshte 30 denar a vitin e kaluar 20 den deri 15 den, kumbullat 100 den, sot ishin, a vitin e kaluar, nga 20 den”, shprehet qytetari.
“Cmimet jane te larta, jo pak, po shume, 70 deri 80% më shtrenjte jane”, theksoi qytetari.
“Ma shtrenjte jane, a rrogat qato jane, a cmimet 80% me shtrenjte”, shprehet qytetari.
“Ne jemi nga Kerçova, ne krahasim me qytetet tjera ketu është më lirë. por duke bere dallimin nga viti i kaluar cmimet jane rritur dyfish më të larta”, theksoi qytetari.
Tregtarët: Interesimi i qytyetarëve është i dobët
Tregtaret thone se interesimi I qytetareve është më I dobët dhe ata nuk furnizohen si vitete e kaluar me 2 ose 3 kilogram por, tani marrin shumë më pak për arsye të cmimeve.
“Ka lëvizje por dobët, pagat jane ne ate vend ndersa, cmimet jane në rritje. Interesimi i qytetareve ka dallim se cdo njeri vjen nga 500 gram blen jo si herave tjera nga 2 ose 3 kg”, u shpreh tregari.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 qershori ke hequr të gjitha masat që kishin të bëjnë me kufizimin apo ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore.Vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit ishte miratuar më 1 mars dhe kryesisht kishte të bënte me uljen e çmimit të bukës.
Përveç bukës, ishin ngrirë edhe çmimet për shumë produkte të tjera, si mielli, sheqeri, vaji, fasulet, qepët, frutat e perimet etj.
REJHANE METAJ ZYBERI
