Maqedoni

Temperature deri në 40C dhe rreze UV9, mjekët: Kujdes më të madh për shëndetin

03.08.2023 13:56

Vendi është përfshirë nga një valë e nxehtë, me temperatura deri në 40*C dhe reze ultra vjollcë 9...

Vendi është përfshirë nga një valë e nxehtë, me temperatura deri në 40*C dhe reze ultra vjollcë 9. Kjo valë e të nxehtit parashihet të përfundojë gjatë fundjavës, kur priten rreshje shiu.  
Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e njeriut.
 
Gjatë tre ditëve të fundit Ndihma e shpejtw ka realizuar 187 intervenime, 63 raste urgjente, ndërsa 9 persona kanë mbaruar me fatalitet. Mjekët thonë që kujdes më të madh duhet të kenë të sëmurët kronik, të marrrin terapinë në kohë sic e kanë të rekomanduar nga mjeku i tyre dhe të paraqiten për kontrollet e tyre në kohë.  
 
“Gjatë tri ditëve të kaluara kemi pasur rreth 187 intervenime  që i kemi realizuar, prej të cilëve 63 ishin raste urgjente. Poashtu gjatë këtyre ditëve  ka pasur edhe alivanosje të njerëzve si në shtëpitë e tyre, në rrugë, në kopshte, këto nuk konsiderohen si kolapse por u ka ndikuar i nxehti i madh. Kemi pasur vetëm 4 kolapse dhe fatkeqësisht 9 raste të vdekjeve. Aksidentet e trafikut janë më të shpeshta ka pasur 21 bashkë me lëndimet e traumës që gjithashtu janë 21”, shprehet mjekja Milica Bubalo.
 
Me këtë rast mjekët apelojnë që vozitësit në komunikacion të kenë më shumë kujdes në këtë vapë pasiqë kohëve të fundit është rritur numri i aksidenteve të trafikut dhe disa  persona edhe kanë përfunduar tragjikisht.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI