Maqedoni

Të premten, thirrja e fundit për IPARD 2, Nikollovski: Kemi shfrytëzuar 98% të mjeteve

03.08.2023 14:18

Ministria e Bujqësisë të premten do të publikojë thirjen e fundit nga IPARD 2...

Ministria e Bujqësisë të premten do të publikojë thirjen e fundit nga IPARD 2 ku planifikohen të ndahen rreth 8,8 milion euro. Investimet e reja duhet të jenë për furnizim të paisjeve përpunuese edhe atë për qumësht dhe produktet qumështore, mish, miell ,drithëra, fruta dhe perime, produktet bimore,vajra dhe yndyrna.
 
Mjetet financiare ndahen si grant i pakthyeshëm në vlerë prej 50 % nga shpenzimet e përgjithshme të investimeve. Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave do të jetë 18 shtator 2023 ndërsa investimet të cilat do të miratohen duhet të realizohen deri 31 maj vitin e ardhshëm.
 
"Kemi shfrytëzim prej 98% të mjeteve nga programi IPARD 2 në pesë vitet e fundit me 2369 marrëveshje të realizuara dhe të paguara. Gjatë viteve të kaluara nëpërmjet programit IPARD 2 janë themeluar kapacitete të reja  përpunuese, objekte për turizmin rural, ferma, furnizim me mehanizëm modern bujqësorë, sistem për ujitje dhe biznese të vogla në mjediset rurale”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Ljupco Nikollovski.  
 
Nikollovski paralajmëroi edhe fillimin e implementimit të Ipard 3.
 
“Jemi të parët në rajon të cilat e shfrytëzojnë këtë program dhe fillojmë me IPARD 3 në përputhje me vendimin e fundit të komisionit Evropian. Nëse për Ipard 2 kishim në dispozicion 60 milion euro, në IPARD 3 do të kemi 97 milion euro mjetë të pakthyeshme nga BE apo gjithjes me kofinancimin nacional rreth 120 milion euro buxhet për të gjithër Ipard 3 programin. 120 milion euro mjete, të cilat do të ndahen për qytetarët dhe ekonominë tonë”, theksoi Nikollovski.   
 
Sa i përket akuzave se, nga i gjithë Ballkani Perendimor, fondet evropiane më së tepermi janë keqpërodur në Maqedoninë e Veriut, Nikollovski tha se deri tani ka pasur hetim vetëm për një projekt të nënshkruar në vitin 2015 për të cilën është kryer revizion nga ana e OLAF-it, i njejti raport është miratuar nga  Qeveria dhe i  është proceduar institucionve tjera.
 
GAZMEND KURTISHI