Maqedoni
VMRO DPMNE pyet pushtetin, pse 4 milionë dollarë nuk janë kthyer në buxhet
03.08.2023 15:46
As Bujar Osmani e as Dimitar Kovaçevski nuk janë përgjigjur se ku janë 4 milionë dollarët...

As Bujar Osmani e as Dimitar Kovaçevski nuk janë përgjigjur se ku janë 4 milionë dollarët nga ndarja e pasurisë së ish-Jugosllavisë që i takonte Maqedonisë akuzojnë nga VMRO DPMNE.
Nga kjo parti pyesin se pse Frçkoski nuk i kthen paratë në buxhet dhe a do të sanksionohet sjellja e tij, në kohën kur Kovaçevski vendos taksa të reja për shkak të zbrazjes së arkës shtetërore , kurse Frçkoski nuk i kthen 4 milionë dollarët. Çështja më me rëndësi sipas VMRO- DPMNE së është se pse heshtet ky skandal i përmasave të mëdha.
“Kovaçevski imponon taksa të reja, Fërçkoski nuk i kthen 4 milionë dollarë dhe nuk ka sanksione?A do të përjetojë Maqedonia një tjetër skandal nga politikani në tranzicion, i cili ndoshta mendon se si ambasador mund të mos i bindet udhëzimeve dhe në llogari të misionit të përvetësojë para nga qytetarët e Maqedonisë, për marrëveshje të mundshme të dyshimta të praktikuara në vitet 90 ta si p.sh për kuaj, syze dielli luksoze, kur ambasadori ishte ministër”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE –së, Naum Stoillkovski.
MPJ- mjetet janë transferuar pjesërisht, shuma e mbetur do të transferohet së shpejti
Ndaj akuzave ditë më parë u prononcuan nga MPJ nga ku thonë se akuzat e VMRO dpmne së janë të pabaza. Mjetet nga shitja e përbashkët e objektit të Misionit të ish-RSFJ-së në OKB janë transferuar pjesërisht në llogarinë e Misionit të Përhershëm në Nju Jork dhe në përputhje me rregullat lokale dhe kushtet e shitjes.
Pritet që shuma e mbetur te transferohet se shpejti qe do te rrumbullkasohet i tërë transaksioni në pajtueshmëri me marrëveshjen.
Sipas rregullave të përcaktuara nga zyra e avokatisë, deri në transferimin e të gjithë shumës, nuk mund të bëhet një transferim i pjesshëm i fondeve në buxhetin e vendit, duke pasur parasysh se pjesa e mbetur që duhet paguar përfaqëson edhe garanci për pagesën e taksës nga blerësi i pronës se ishRSFJ-së, thuhet në reagimin e MPJ së.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
