Maqedoni

U gjet trupi i 30 vjeçarit në Pendën e Likovës

03.08.2023 16:30

Pas 5 ditë kërkime, është gjetur trupi i pajetë i 30 vjeçarit Fazli Ramadani...

Pas 5 ditë kërkime, është gjetur trupi i pajetë i  30 vjeçarit Fazli Ramadani, i cili u zhduk te dielën rreth orës 14 ne ujërat e Pendës së Glazhnjës.
 
“Sot (03.08.202) në ora 15.00, pas disa ditë kërkimesh në ujërat e liqenit në Likovë, ekipi i kërkimit nga Departamenti për operacione policore speciale – Tigrat, të cilëve iu bashkëngjitën edhe ekipi i kërkimit nga Armata e Maqedonisë së Veriut, e kanë gjetur dhe larguar nga ujërat e liqenit të Gllazhnjës trupin e ngufatur të F.R.(30) nga fshati Nikushtak, për të cilin më datë 30.07.2023 në ora 14:00 është denoncuar se ka hyrë në ujërat e liqenit dhe nuk ka dalë. Ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi hetues”, njoftojnë nga MPB-ja.