Maqedoni

Rekonstriumi i tunelit Shkup – Bllacë, Grubi: Duhet të përfundojë në muajin tetor

03.08.2023 16:52

Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup - Bllacë duhet të përfundojë në muajin tetor...

Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup - Bllacë duhet të përfundojë në muajin tetor, të këtij viti ndërkaq asfaltimi i njërës korsi të tunelit përfundon ditën e hënë, njofton zëv/kryeministri i parë Artan Grubi.  
 
“Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave. 
Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndermarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikqyrësin.”- shkruan Grubi në Fejsbuk. 
 
Sipas tij, po shqyrtohet mundësia që nga dita e martë, të ndërpriten punimet edhe në korsinë tjetër për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave. 
 
Punimet në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet.