Botë

Përmbytje në shumë vende të botës, viktima dhe dëme nga stuhitë e erës me shi

03.08.2023 17:14

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë zhdukur, pasi Kina përjetoi reshjet më të mëdha...

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë zhdukur, pasi Kina përjetoi reshjet më të mëdha të shiut që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë. Mbi 127.00 banorë janë detyruar gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre. Përmbytjet pasojnë mbetjet e super stuhisë Doksuri, e cila përmbyti Pekinin.
 
Qytetet Fangshan dhe Mentougou më të goditurit, mbajtën alarmin e nivelit më të lartë për kontrollin e përmbytjeve.Në fshatin e ulët Xiacun, rrethi Fangshan, mbi 3,500 banorë kanë mbetur të ngujuar
 
“Kemi marrë thirrje për ndihmë nga fshati Xiacun rreth orës 04:00 të mëngjesit. Mësuam se fshati ka më shumë se 3000 banorë dhe me përpjekjet tona mëngjesin e sotëm më shumë se 400 banorë janë evakuuar në vende të sigurta”, u shpreh zjarrfikësi Li Bowen.
  
“Nuk kemi marrë asgjë me vete. Duhej të dilnim për ta mbajtur këtë fëmijë të sigurt dhe të shpetonim veten. Të gjitha ndërtesat rreth nesh u përmbytën, disa deri në katin e dytë”, theksoi banori.
 
“Nuk e prisnim që të kishte kaq shumë ujë, pritëm që niveli I ujit të zvogëlohej por uji fillonte gjithmon në ngritej më lart dhe ishim vërtet të frikësuar”, u shpreh banori.
 
Stuhi të mëdha nga tajfuni Khanun ka patur edhe në ishullin jugor japonez të Okinaëa-së. Një person vdiç, pasi u përplasjes nga fuqia e erës. Dhjetra persona konsiderohen te zhdukur. Stuhitë  me shi dhe breshër shkaktuan dëme edhe në qarkun Braila, të Rumanisë Lindore.. Dëmet më të mëdha u regjistruan në komunat Movila Miresii dhe Gemenele ku stuhia në vetëm 10 minuta shkaktoi kërdi.
 
“Breshëri ishte pak më i madh se veza e një pëllumbi dhe këtu në periferi të fshatit ishte sa një vezë pule”, theksoi banori.
 
“Shikoni si e ka rrëzuar gardhin, metalin, shtyllat prej betoni, të gjitha”, u shpreh banori. 
 
“Na mori çatinë dhe shembi të gjithën. Është fatkeqësi e madhe”, theksoi banori.
 
“Ishte errësuar moti, gjithcka dukej zi, nuk mund të shihje shtëpinë ose burrin”, u shpreh banori.
 
Stuhi të mëdha me viktima dhe dëme matriale ka patur edhe në Francë, stuhia, e quajtur Patricia ka goditur jo vetëm Fancën por Mbretërin e  Bashkuar.  Në Sudan pavarësisht thatësirave, vendi është godirut nga përmbytjet. Aktualisht në Sudan përvec përmbytjeve, zhvillohen edhe luftime për pushtet.
 
FARIJE DAUTI BAKIU