Futboll

Liga e Konferencës, Struga TL – Esperange do të luhet në Shkup

03.08.2023 16:45

Skuadra e Struga Trim Lum, tani me ndeshjet e saja ndërkombëtare...

Skuadra e Struga Trim Lum, tani me ndeshjet e saja ndërkombëtare do të transferohet në Shkup.
 
“Ndeshjen e parë ndaj Hesperange do ta zhvillojmë si vendas me datë 10 gusht, dhe e njëjta do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kjo pasi vetëm ky impiant plotëson kushtet për këtë rang garash.”, thuhet në njoftimin e skuadrës “liqenase”. 
 
TVM2, mëson se UEFA, ka dërguar ekspert të saj për të kontrolluar gjendjen e stadiumeve potenciale në të cilët Struga Trim Lum, duhej të zhvillonte ndeshjet e saja evropiane.
 
Ndeshja e kthimit  mes këtyre dy skuadrave me 17 gusht, do të luhet në Luksemburg dhe këtu do mësohet emri i skuadrës që do të luajë në “play off”. 
 
Ndërkohë me 7 gusht në selinë e UEFA-së, do të hidhet shorti për kundërshtarin e mundshëm të Strugës në “play off’.