Futboll
Liga e Konferencës, Sahiti: Kemi ardhur për të luajtur futboll
03.08.2023 16:49
Skuadra e Shkupit dhe ajo e Levskit nga Sofje, për disa minuta do të nisin ndeshjen e tyre të vlefshme...

Skuadra e Shkupit dhe ajo e Levskit nga Sofje, për disa minuta do të nisin ndeshjen e tyre të vlefshme për raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Kjo ndeshje do të luhet në “GeorgiAsparuhov”. Futbollisti i Shkupit, SuadSahiti në takimin me gazetarë tha se nuk kanë ardhur me flamur të bardhë.
Për trajnerin bullgar do të jetë më e rëndësishme është që tifozët e tyre të kenë sjellje të mirë në tribuna. Por nga lojtarët e tij kërkoi që mos ta nënçmojnë skuadrën nga Çairi.
“Mirë nga ndeshja e parë të jem i sinqertë e dimë të gjithë që nuk ishte një rezultat real, luajtëm ndeshje të mirë, kishim raste të mira për të shënuar gola, por nuk ndodhi një gjë e tillë, por ky është futbolli. E dimë se na pret një ndeshje e mirë, duhet të jemi të përqendruar për këtë përballje dhe normalisht në futboll asnjëherë nuk duhet dorëzuar, kemi ardhur për të luajtur futboll të mirë, kështu që jemi gati”, u shpreh futbollisti i FC Shkupit, Suad Sahiti.
“Duhet të jemi pak më pragmatikë sepse kemi dy gola epërsi nga ndeshja e parë. Duhet të mbyllim hapësirat dhe të mos i japim mundësi kundërshtarit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të luajmë vetëm në mbrojtje. Sa i përket planit të lojës - gjithçka është e mundur. Nuk kemi të drejtë ta nënvlerësojmë “Shkupin”, kanë shumë krenari. Fusha e ndeshjes së parë nuk ndikoi vetëm tek ekipi ynë, por edhe tek ata. Jam i sigurt se lojtarët tanë do të jenë të disiplinuar dhe do të tregojnë respekt ndaj kundërshtarit, gjë që nuk e patëm në Shkup. Kur takohen ekipet nga Ballkani ka tension, lojtarët i kushtojnë më shumë rëndësi gjërave të tjera dhe niveli i lojës bie”, theksoi trajneri i Levski Sofjes, Nikolaj Kostov.
