Futboll

Buffoni konfirmon pensionimin

03.08.2023 16:52

Në moshën 45-vjeçare, ish-portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon...

Në moshën 45-vjeçare, ish-portieri legjendar i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv. Buffoni së fundmi ishte pjesë e Parmas, aty edhe ku e nisi karrierën në edicionin 1995-96.Pas afër tre dekadash, i ka dhënë fund karrierës me shumë trofe të fituar.
 
Prej titujve të rëndësishëm janë trofeu i Kupës së Botë, dhjetë tituj në Serie A të Italisë dhe një në Ligue 1 të Francës. Ka marrë edhe shumë çmime individuale. Ishte emëruar 13-të herë portieri më i mirë në Serie A.
 
Kjo është e gjitha. Më dhatë gjithçka, ju dhashë gjithçka. Ia kemi arritur së bashku”, ka shkruar Buffoni në Twitter të mërkurën.Buffoni me Juventusin për 17-të vjet fitoi edhe pesë Kupa të Italisë, gjashtë Superkupa të Italisë, si dhe ishte pjesë e tri finaleve në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.