Futboll
Krokodili sulmon dhe vret futbollistin
03.08.2023 16:54
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosta Rika, aty ku futbollisti Jezus Lopez Ortiz...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosta Rika, aty ku futbollisti Jezus Lopez Ortiz është sulmuar nga një krokodil dhe për pasojë, ka ndërruar jetë.
29-vjeçari i Deportivo Rio Kanas që militon në ligën e tretë, është hedhur në ujë për t’u freskuar rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur është sulmuar nga kafsha.
Pavarësisht se shumë të pranishëm tentuan ta shpëtonin, nuk ia kanë arritur.I prekur për këtë tragjedi, trajneri ka vlerësuar figurën e futbollistit duke e konsideruar një humbje të madhe.
“Fatkeqësisht mori një vendim të gabuar dhe ndodhi kjo që ndodhi.Ai ishte një djalë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte një talent i madh dhe qyteti e njihte si lider në fushë.Ishte një pikë referimi për të tjerët. Është një humbje e madhe për qytetin”, shprehet trajneri Luiz Montes.
