Futboll
Interi largon dy talentët shqiptar
03.08.2023 16:56
Interi ka qenë skuadra më aktive në merkaton e verës në Itali...

Interi ka qenë skuadra më aktive në merkaton e verës në Itali, por ndryshe nga të tjerat që kanë afruar shumë emra, zikaltërit kanë pasur një eksod të jashtëzakonshëm.Plot 36 futbollistë janë larguar nga skuadra e Interit, përfshirë këtu skuadrën e parë dhe skuadrën e Primaveras.
Mesa duket, Interi ka një tjetër projekt dhe mes 36 emrave të larguar në këtë merkato, bëhet fjalë për lojtarë që janë mbi 19 vjeç dhe që kanë pasur mundësi të luajnë më Primaveran por edhe me ekipin e parë zikaltër.Mes tyre, janë edhe dy talentët nga Shqipëria.
Kristian Dervishi i ka dhënë lamtumirën Interit duke firmosur me Taranton ndërkohë që Andi Hoti është zyrtarizuar në Gjermani te Magdeburg. Mes lojtarëve të larguar, nuk mungojnë as emra si Onana, Xheko, D’Ambrozio, Skriniar apo Brozoviç
