Futboll

LIga e Kampionëve, Klasvik qyteti me 5 mijë banor bën çudira

03.08.2023 16:58

Një befasi e madhe në futbollit evropian ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kuadër të eliminatoreve...

Një befasi e madhe në futbollit evropian ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve. Skuadra e Klasvik (Ishujt Faroe), në ndeshjen e kthimit ka befasuar suedezët e Haken.
 
Ndeshja e parë në Ishujt Faroe ishte mbyll me barazimin pa gola, ndërsa në ndeshjen e kthimit pas kohës shtesë ndeshja e mbyll me barazimin 3:3. Skuadra ishullore e Klasvik, ishte më e mirë në ekzekutimin e penaltive dhe u kualifikua për në “playoff” të Ligës së Kampionëve.
 
Hero i kësaj skuadre të vogël është sulmuesi Arni Frederiksen, që ka shënuar 5 nga gjithsej gjashtë golat e shënuar në dy ndeshjet e tyre evropiane. Ai mbrëmë në Geteborg, shënoi hat trik. Klasvik tani më s’paku ka siguruar që të luajë në një nga fazat e garave të UEFA-së, në grupe.
 
Në rastin më të keq këta do të luajnë në grupet e Ligës së Konferencës. Ndeshjet e veta Klasvik, i luan në stadiumin “Xhupumira” me kapacitet prej 2 mijë ulëseve. Skuadra e Klasvik vjen nga qyteti me po të njëjtin emër që ka vetëm 5.000 banorë dhe sa për krahasim është 10 herë më i vogël se Tetova, ose pesë herë më i vogël se komuna e  Likovës.