Sportet E Tjera
Lojërat Universitare, Nasra Ali shënon rezultatin më të dobët në 100 metra
03.08.2023 17:01
Atletja somaleze, Nasra Ali Abukar, e cila mori pjesë në Lojërat Universitare Botërore në Chengdu...

Atletja somaleze, Nasra Ali Abukar, e cila mori pjesë në Lojërat Universitare Botërore në Chengdu të Kinës është bërë hit në rrjetet sociale pasi vrapoi në 100 metra për femra në mënyrë tepër të ngadaltë.AliAbukar vrapoi distancën për 21.81 sekonda.
Bëhet fjalë për rezultatin më të dobët në historinë e këtij eventi dhe koha e atletes është 10 sekonda më e dobët seajo që fitoi baterinë, brazilianes Silva Mouraro, 11. 58 sekonda.Reuters raporton se ministri somalez i Sportit Mohamed Barre Mohamud tha se një hetim zbuloi se Ali nuk ishte as një person sportiv dhe as një vrapues.
“Khadijo Aden Dahir, kryetarja e Federatës Somaleze të Atletikës, është përfshirë në akte abuzimi me pushtetin, nepotizëm dhe shpifje të emrit të kombit në arenën ndërkombëtare”, tha ministri në një deklaratë.
Madje pas këtij skandali po kërkohet edhe dorëheqja e ministrit të Rinisë dhe Sporteve dhe Federata Somaleze e Atletikës ka nisur hetimet se pse Abukar u përzgjodh për të performuar në Universiadë.
