Botë
Rusia deklaron Norvegjinë shtet jomiqësor
03.08.2023 18:20
Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”...

Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”, duke pretenduar se ky shtet po i shënjestron diplomatët rusë jashtë shtetit.
Një hap i tillë i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.
Qeveria ruse e ka publikuar urdhrin të enjten, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi.
Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thënë se ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga autoritetet ruse, por që nuk ka bazë në deklarimin se Norvegjia është jomiqësore kundrejt Rusisë.
“Situata e sotshme është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Vetë Rusia mund të zgjedhë t’i japë fund luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.
Që nga viti 2021, Rusia ka vënë në listën e shteteve jomiqësore Shtetet e Bashkuara, Republikën Çeke, Greqinë, Danimarkën, Slloveninë, Kroacinë dhe Sllovakinë.
