Ambasadori Orav, nuk i komenton fyerjet nga ministrat

03.03.2015 18:34

Euroambasadori, Aivo Orav, nuk ka dashur të komentojë fyerjet ndaj tij në bisedat e publikuara dje mes ministrave, Zoran Stavreskit dhe Gordana Jankullovskës…

“Nuk do t’i komentoj”- tha shkurt ambasadori i BE-së.

Në audio-incizimet që kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i shpalosi dje, dëgjohen Stavrevski dhe Jankullovska të përdorin fjalë fyese ndaj euroambasadorit, përfshi edhe tentimin për të hyrë në thesar përmes ndihmës prej 20 milion eurosh.