Aksident në Gostivar, lëndohet një i mitur
SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në fshatin Çegran të Gostivarit...

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në fshatin Çegran të Gostivarit mes një motoçiklete dhe një automjeti, nga ku ka mbetur i lënduar një i mitur.
“Dje (03-gusht) në ora 20:30, nga DPB-Gostivarit është raportuar se në Çegran të Gostivarit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës me targa regjistrimi të Gostivarit, drejtuar nga një i mitur nga Çegrani dhe veturës së pasagjerëve “Mercedes” me targa të huaja, e drejtuar nga M.T.(54) nga Çegrani.
Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB-Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
