Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur
04.08.2023 14:53
LSDM vazhdon të kërkoj përkrahjen e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese...

Nga partia e Kovaçevskit ripërsërisin se të gjitha kërkesat e Mickoskit janë përmbushur dhe tanimë nuk ka arsye që opozita të mos mbështesë ndryshimet kushtetuese. Sipas tyre është përgjegjësi e çdo deputeti që të kyçet në proces.
“Gjithçka që duhet të bëjnë është që të përfshihen në process dh eta përkrahin. Në të kundërtën, do të dëshmojnë joseriozitet dhe papërgjegjësi para popullit dhe ardhmërisë së shtetit. Edhe pse Mickoski më shumë se një vit, gënjeu qytetarët për rrezikim të idnetitetit dhe gjuhës; të njëjtat janë të mbrojtura ndërkombëatrisht me rezolutat amerikane dhe gjermane” thuhet në komunikatën e LSDM-së.
VMRO: Janë përmbushur kushtet për zgjedhje
Por për VMRO – DPMNE-në janë përmbushur kushtet vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kërkojnë nga pushteti që të mos krijojë amulli me pretendimin se vetëm kushtetuta pengon rrugëtimin europian të vendit, por të zbardh skandalet korruptive.
“Nga LSDM shpresoj të kenë pyetur përse prokuroria publike nuk ka hapur lëndë për Soravinë dhe aftësitë sipërmarëse të të riut Ahmeti, si dhe deri ku është hetimi për rastin Grubi. Pastaj vijuan dorëheqjet e BDI-së dhe në vend se mikrofonat të drejtohen për përgjigje për këto çështje, po bëhet një axhendë e rejshme se vetëm kushtetuta është pengesë për Bashkimin Europian”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Social demokratët konsiderojnë se zgjedhjet do të vijojnë nëse VMRO mbështet ndryshimet kushtetuese dhe bëhet pjesë e qeverisë pa BDI-në. Seanca për votimin e nevojës së ndryshimeve është caktuar më 18 gusht, ndërkohë që nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve.
MERAL ISMAILI
