Botë
Republika e Kosovës, realizon hapin e dytë për shtensionim
04.08.2023 15:15
Sipas marrveshjes që ishte arritur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislim...

Sipas marrveshjes që ishte arritur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Policia e Kosovës ka përfunduar reduktimin e forcave policore në dhe rreth ndërtesave në komunat në veri, për 25 përqind.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës duke njoftuar se ka realizuar edhe hapin dy të këtij dakordimi pas atij të 12 korrikut, kur poashtu ishin larguan 25% e pjestarëve të policisë së Kosovës nga objektet komunale.
“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore. Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, ka njoftuar Policia.
Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova është duke e respektuar marrëveshjen e Bratislavës. Hapi i tretë për deeskalimin e situatës është mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore “pas stinës së verës”, për çka minsitria e pushtetit lokal ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.
Por deri në zgjedhjet e reja kryetarët aktual vazhdojnë të kryejnë detyrat. Madje kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi prej 70 ditësh vazhdon të qëndrojë në objektin komunal.
GYLTENE SINANI
