Maqedoni
QMK: Zjarret janë lokalizuar dhe janë në kontroll
04.08.2023 15:37
Vala e të nxehtit që ka kapluar vendit tonë ka shtuar rrezikun e shfaqjes së zjarreve...

Vala e të nxehtit që ka kapluar vendit tonë ka shtuar rrezikun e shfaqjes së zjarreve të cilat paraqesin rrezik për vendbanimet për rreth. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se zjarri aktiv në Bogdanc, është vënë nën kontroll.
Por edhe pse zjarri është lokalizuar, prapë vazhdojnë të shfaqen mbetje zjarri të cilat rrezikojnë ndjezjen e sërishme të tij. Ekipet e zjarrfikësve po arrijnë të mbajnë situatën nën kontroll, thonë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.
Në terren kanë ndërhyrë 62 zjarrfikës nga qytete të ndryshme, si dhe ekipe nga “Pyjet Nacionale”, Ndërmarrja Publike “Bogdanci” dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Për momentin nuk ka nevojë për intervenim ajror, thonë nga QMK, por nëse është e nevojshme janë në dispozicion tre “Air-traktorë” dhe dy helikopterë të MPB-së.
“Të gjithë qytetarët mendoj se janë të vetëdijshëm se shpesh nga pakujdesia apo dashakeqËsia, bëhen shkaktarë të ndezjes së zjarreve. Apeloj deri te të gjithë qytetarët, të jenë sa më të kujdesshëm, sidomos bujqit, të mos ndezin zjarre në tokat e tyre, sepse mjafton një shkëndi zjarri që pastaj të vijë deri te dalja nga kontrolli i zjarrit apo deri te katastrofa të ndryshme”, u shpreh drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.
Edhe në Demir Hisar ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me zjarrin që është ndezur në afërsi të fshatit Sopotnicë. Bari i thatë u dogj, por ekziston rreziku që zjarri të përhapet drejt pyllit me gjelbërim aty pranë.
Zjarri u shua shpejt, por u ndez përsëri. Megjithatë u arrit që sërish të jetë nën kontroll, njoftojnë nga QMK. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 23 zjarre në ambiente të jashtme, por shumë shpejt janë vënë nën kontroll.
Qendra për Menaxhim me Kriza apelon tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm, të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, sepse ndonjëherë mjafton një pakujdesi më e vogël, një shkëndi zjarri, një cigare e pashuar apo një fishezjarr, për të shkaktuar një dëm të madh katastrofal, shpeshherë me rrezik edhe me jetë njërëzish.
FITORE DEMOLLI
